Eskiu: Fëmijët e vegjël të qëndrojnë sa më pak në pajisjet teknologjike, u pengojnë zhvillimin

Në “Alert” nga Granit Sokolaj me temën “IT, rreziku për fëmijë e të rritur” Erges Eskiu, mjek logoped tha se fëmijët 0-2 vjeç të mos kishin fare ekspozim nga teknologjia

Eskiu: Do të ishte e udhës që 0-2 vjeç të mos kishin fare ekspozim nga teknologjia. Nga 2 deri në 3 vjeç fëmija mund të shohë maksimumi 30 minuta televizor që lidhe me programacion për të. Nga 3-6 vjeç mund të shohë një orë televizion në ditë.

Në momentin që fëmija që qëndron para televizorit është pasiv dhe nuk i kupton gjërat në realitet. Përndryshe mund të frenohet zhvillimi i fëmijët. Ka një studim që me zhvillimin e teknologjisë dhe internetit, studentët që diplomohen koeficienti i inteligjencës po shkon nga 100 në 92, pasi nuk vihet fort truri në punë.