VIDEO/ Me pranga në duar dhe i buzëqeshur, RENEA zbarkon në Policinë e Tiranës të "fortin" e Shkodrës, Safet Bajrit i komunikohet masa e arrestit
Me pranga në duar dhe i buzëqeshur, RENEA zbarkon në Polinë e Tiranës, të fortin e Shkodrës, Safet Bajrin
Policia dhe forcat speciale RENEA kanë kryer sot shoqërimin drejt Tiranës të Safet Bajrit njeriut të përmendur për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale që kanë tronditur Shkodrën.
Bajri sapo ka zbarkuar në ambientet e policisë së Tiranës ku dhe do të merret në pyetje për dyshimet e prokurorëve.
Dy ditë më parë forcat RENEA kryen kontrolle në banesën e Safet Bajrit në Dobraç të Shkodrës.
Sipas avokatëve të Safet Bajrit ky i fundit ishte thirrur në orën 11:00 për të dhënë deklarime, por pas mbërritjes në polici, i është komunikuar se marrja në pyetje e tij do bëhet në Tiranë.
Mbrojtja nuk konfirmon tu jetë komunikuar ndonjë urdhër arresti, ndërsa pohon se për herë të dytë kërkohet marrja e ADN-së së këtij shtetasi. Bajri është transportuar drejt Tiranës i shoqëruar nën masa të rrepta sigurie.
Shoqerimi i Safet Bajrit është bërë me Vendim gjykate, pasi ai nuk kishte pranuar të dorezonte mostra gjaku dhe pështyme, lidhur me kryerjen e një analize ADN-je.
Në këto kushte SPAK i është drejtuar gjykatës me një kërkesë duke miratuar më pas shoqërimin e tij të detyrueshëm për marrjen e kampionit.
SPAK-u ka lëshuar masë sigurimi arrest në burg për Safet Bajrin, Astmer Bilalin dhe Behar Bajrin, lidhur me vrasjen në vitin 2018 të Fatbardh Licit në Shkodër.
Fatbardh Lici, është vëllai i Mustafa Licit dhe xhaxhai i Ibrahim dhe Hamza Licit.
Vrasja e Fatbardh Licit është kryer mëngjesin e 10 Gushtit 2018 në Shkodër, teksa Fatbardhi po qëndronte i ulur në karrike duke pirë kafe.
Më shumë se 10 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që dy autorët pas atentatit, janë larguar dhe kanë djegur makinën në fshatin Dobraç.
Në momentin e vrasjes në tavolinë nuk ka pasur persona të tjerë me Fatbardh Licin, ndërkohë që të shtënat janë dëgjuar dhe parë nga dhjetëra qytetarë. Autori sipas dëshmitarëve ka vepruar me gjakftohtësi dhe nuk ka qenë i maskuar.
Astmer Bilali dhe Behar Bajri ndodhen në burg dhe masa ndaj tyre është ekzekutuar në ambientet ku mbahen të mbyllur.


