Dyshohet se pastronte paratë e vëllezërve Copja, GJKKO lë në burg Petrit Lakaton, shefin e Solis Farm

Gjykata e Posaçme ka lenë burg Petrit Lakaton i arrestuar tre ditë më parë si pjesë e grupit të vëllezërve Hajdar e Franc Çopja.

Lakatos dyshohet se pastronte paratë e organizatës kriminale, teksa SPAK njoftoi se kishte sekuestruar edhe kompaninë “Solis Farm”, një pikë agroturizmi në Mumajes të Baldushk-ut, godinën dhe sipërfaqen e tokës në të cilën ky operator ekonomik ushtron aktivitetin.

Godina në fjalë përbëhet nga dy kate, kati i parë nga kuzhina, restoranti, ambienti i restorantit, veranda, etj. dhe kati i dytë i përbërë nga dy dhoma, sallon etj.

Në sekuestro janë vënë edhe pajisje e ambiente ndihmëse për aktivitetin e shërbimeve.  Po ashtu, gjatë kontrollit personal ndaj Petrit Lakatos u gjetën dhe u sekuestruan 2940 euro, 203 mijë lekë të rinj, orë e markës luksoze Rolex, një varëse floriri me 3 diamante dhe 4 telefona.