Toçi: Divorci ekziston në shoqërinë tonë, zakonisht njëra nga palët i përfundon marrëdhëniet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2025, 18:02
Në “Epiqendër” nga Sonila Musai, në emisionin me temë “nga dashuria në tragjedi”, Dea Toçi tha se fenomeni i divorcit është ekziston në shoqërinë tonë.
Dea Toçi: Padyshim që ekziston në shoqërinë tonë koncepti që dikush lë dikë, por në fakt një martesë dhe një marrëdhënie në momentin që nuk funksionon, padyshim janë të dyja palët që nuk janë rehat në këtë marrëdhënie. Në moment kur nuk shpëtohet, njëra nga palët, vendos që të paraqitet në gjykatë.