Gjyqet e divorceve/ Avdyli: Në ndërmjetësim përpiqemi që të arrijmë një marrëveshje në çift

Në “Epiqendër” nga Sonila Musai, në emisionin me temë “nga dashuria në tragjedi”, Drita Avdyli tha se gjatë ndërmjetësimit përpiqen që të arrihet marrëveshje mes çifteve.

Avdyli: Shkaqet që divorcohen çiftet, vijnë për konsultim edhe kur janë në konflikt. Nëse shkojnë në një divorc, një gjyq bëhet për divorcin dhe njëri për pasurinë. Në ndërmjetësim, sigurisht që palët janë të agravuara, dhe ndërmjetësi bën që palët të shkojnë në një marrëveshje.