Kuçana në "Epiqendër": Policët e thjeshtë goditen, maja e piramidës nuk merr përgjegjësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2025, 19:11
Pedagogia e komunikimit, Ilirjana Kuçana, e ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai në Ora News, theksoi se në sistemin e rendit dhe sigurisë, është e padrejtë që të goditen vetëm policët e thjeshtë, ndërsa ata që ndodhen në majën e piramidës nuk mbajnë përgjegjësi.
Ajo theksoi se, nëse një polici i thjeshtë korruptohet, faji nuk është vetëm i tij, por është një dështim që reflekton në të gjithë sistemin.
Kuçana kërkoi që të merren përgjegjësi të plota dhe të mos bëhen vetëm deklarata boshe. Sa i përket ngjarjes së disa ditëve më parë ku një i burgosur me problem të shëndetit mendor u arratis ajo u shpreh se për rastin duhet të kishte dorëheqje.