Dënohet “Rrumi” i Shijakut, gjykata e posaçme vendosi 10 muaj burg për Aleksandër Lahon për “korrupsion”

Gjykata e posacme  ka denuar me 10 muaj burg Aleksandër Lahon i njohur edhe me emrin Pëllumb Muharremi, per akuzen e korrupsionit.

SPAK kerkoi denimin me 3 vite heqje lirie, por ne fund gjykata e denoi me 1 vit e 3 muaj burg, por per shkak te gjykimit te shkurtuar iu ul nje e treta.

Sipas hetimeve te prokurorise ka rezultuar se Aleksander Laho i ka dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku shumën prej 600 mijë lekë dhe i ka premtuar dhe 300 mijë lekë më shumë, me qëllim që të mos ushtronte ankim për një çështje pronesie.

Sipas SPAK, Laho e ka dhënë ryshfetin për mosankimin në Apel të një çështje lidhur me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.

Laho mbeti i plagosur ne vitin 2019-te, ne atentatin qe iu be prokurorit te Durresit Arjan Ndoja.

Ne ate kohe atij iu sekuestrua telefoni nga ku rezultoi nje video, ku ai po komunikonte me një zyrtar te avokatures se shtetit per rastin korruptiv.

Kjo eshte pranuar edhe nga Kërçuku, qe eshte denuar me 2 vite burg per akuzen e korrupsionit.