Ilirjana Kuçana: Siguria në sistemin e burgjeve, e rrezikuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2025, 19:09
Pedagogia e komunikimit, Ilirjana Kuçana, e ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai në Ora News, ka shprehur mendimin se situata e sigurisë në sistemin e burgjeve është tejet problematike.
Ajo theksoi se administrata e burgjeve është e pasigurt, duke e cilësuar këtë si një pasqyrë të papërgjegjshmërisë dhe pasigurisë së institucioneve përgjegjëse.
Sipas Kuçanës, kjo situatë nuk është rezultat i ndonjë ngjarje të papritur, por një kalkulim i vazhdueshëm i pasigurisë, që rrjedh nga menaxhimi i dobët dhe mos përgjegjshmëria e administratës.