Nuredin Dumani "nxin" policinë e shtetit, tregon disa episode kur u ofronte para punonjësve te policisë

Nuredin Dumani ka deshmuar sërish për procesin ndaj dosjes “Plumbi i artë” ku kësaj here ka treguar se si i korruptonte punonjësit e policisë së shtetit.

Burime për gazetarin Edison Vatnikaj bëjnë me dije se Dumani ka treguar se korruptimi ka ndodhur në disa episode.

Së pari, ai ka treguar se i jepte lekë punonjësit te policisë në kufi kur ai sillte armë zjarri nga kufiri.

Në dëshmine e gjatë i penduari i drejtësisë është shprehur se disa herë e kanë ndaluar edhe punonjësit e patrullës për shkelje të ndryshme por që ështe lënë i lirë duke i ofruar nga 50 mije lekë të vjetra.

Një tjeter episod Dumani ka treguar dhe bashkpunimin me nje punonjes policise duke përmendur një emer në sallën e gjyqit.