Rinia në epokën digjitale/ Eksperti i IT-së, Semanaj: Shqipja ndër gjuhët më bullizuese në Europë
Eksperti i IT, Besmir Semanaj në një intervistë në Ora Neës u shpreh se gjuha shqipe është një ndër gjuhët më bullizuese në evropë përsa i përket bullizimit online.
Semanaj: Zhvillimet teknologjike dhe aksesi mbi informacionin nga të rinjtë, pra përdorimi sidomos i internetit ka bërë që të mos kemi më kufinj.
Pra nëse deri para 30 vitesh aksesi në informacion ishte goxha i kufizuar, ku universiteti ose shteti ku ti ishe ndikonin në formimin tënd profesional, kurse me zhvillimin teknologjik ka bërë që të gjithë ne të jemi të barabartë.
Kemi pjesën e Cyber-Bulling, përsa i përket sharjeve e bullizimit online që ndoshta në Shqipëri është më problem se në shtetet e tjera.
Nga një studim i fundit del që gjuha shqipe është një ndër gjuhët më bullizuese në evropë.
