FOTO/ Ky është i riu që u gjet brenda makinës në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2025, 18:03
25-vjeçari në foto është Romario Brunga, i cili është gjetur i pajetë brenda një makine pasditen e sotme në Lezhë.
Raportohet se në trupin e tij është konstatuar vetëm një plumb. Ende nuk dihet nëse është vetëvrasje apo vrasje.
Ngjarja ka ndodhur në Balldre, në rrugën e vjetër.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, makina nuk ka dëmtime nga jashtë.
Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur ngjarjen.


