Gazetarja Kuka: Është e nevojshme ndërgjegjësimi kundër konflikteve, ka ikur koha e kanunit, kemi ligje
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2025, 18:30
E ftuar në emisionin “Epiqendër” në “Ora News” gazetarja Ornela Kuka është shprehur se shoqëria po përballet me një rritje të dhunës familjare teksa u shpreh se është e domosdoshme që të vihet theksi te rëndësia e kujdesit për fëmijët.
Kuka u shpreh se me dhimbje, po shohim që vrasjet, ndonjëherë, ndodhin deri në tavolinën e bukës, duke tronditur familjet dhe komunitetet ngjarje që kërkojnë një reflektim të thellë nga ana e shoqërisë.
Për të ndryshuar këtë realitet, është e nevojshme që të gjithë të marrin përgjegjësinë dhe të angazhohen për mbrojtjen e vlerave familjare u shpreh në fjalën e saj Kuka.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”

