GJKKO i jep dy muaj kohë SPAK-ut të plotësojë hetimet për mjekun Edvin Prifti

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i jep dhe dy muaj kohë SPAK të plotësojë hetimet për mjekun Edvin Prifti.

Gjyqtarja e çështjes Elsa Ulliri në seancën e kësaj të martë i kërkoi prokurorit Sotir Kllapi të rikryejë aktin e ekspertimit financiar, teksa seanca e radhës u caktua në datë 7 prill.

Në muajin shkurt të 2024, SPAK mbylli hetimet dhe bëri kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim ndaj Edvin Priftit, për të cilin janë ngritur katër akuza, “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”.

Prokurorisë së Posaçme iu deshën 4 vite hetime për të kopsitur dosjen për ish shefin e Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas organit akuzues, Prifti mori para për 7 ndërhyrje në zemër pranë QSUT, teksa atij iu sekuestruan disa shuma parash të cilat iu gjetën cash në zyrë dhe banesë