Sot në Ditën Botërore, mjekja: Duhanpirësit më të rrezikuarit nga kanceri pulmonar, jashtë shtuar rastet e grave

Në ditën botërore kundër Kancerit, mjekja Anila Pema paraqiti një panoramë të kësaj sëmundjeje në Shqipëri.

Në një intervistë për “Ora News” Pema theksoi se kanceri pulmonar është fatkeqësisht më i përhapur në vend, dhe ky prek më shumë personat që janë duhanpirës.

“Duhanpirësit janë më të rrezikuarit nga infektimi me këtë lloj kanceri. Fatkeqësisht janë shtuar dhe rastet e grave, kjo pasi është rritur dhe i grave duhanpirëse.

Kanceri i lëkurës është disi më i lehtë dhe prek kryesisht moshat e thyera dhe kryesisht shkaktohet nga rrezet e diellit.

Ajo që vlen është të themi që personat që kanë rrezikshmëri më të lartë për t’u prekur nga kanceri është evidentimi dhe parandalimi në fazën fillestare të kancerit.

Është e rëndësishme që të ketë një ndërgjegjësim dhe simptomat e vogla të mos neglizhohen”, u shpreh ndër të tjera mjekja Anila Pema.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME MJEKEN ANILA PEMA