APNEA E GJUMIT! Mjekja e “Spitalit Amerikan 3”: Mos neglizhoni simptomat

Apnea e gjumit është një çrregullim i zakonshëm që shoqërohet me ndërprerjen e frymëmarrjes për disa sekonda.

Dr. Klodeta Grosha, mjeke Pneumologe pranë “Spitalit Amerikan 3”, shpjegon se kjo shfaqet në dy forma.

Dr. Klodeta Grosha: “Apnea obstruktive e gjumit, që quhet ndryshe një bllokim i rrugëve respiratore, e cila shkaktohet nga mbipesha, problemet muskulore. Dhe apne qendrore e gjumit me një çrregullim të përcjelljes së sinjalit nga pjesa e trurit deri në periferi”.

Doktoresha shpjegon simptomat kryesore të këtij çrregullimi.

Dr. Klodeta Grosha: “Gjatë natës ka një gjumë të çrregullt, mund të gërhasin shumë, me zgjidhe të papritura dhe të nesërmen kanë një lodhje kronike të përsëritur”.

Mjekja e “Spitalit Amerikan 3” thekson rëndësinë e ekzaminimit me polisomnografi, testit i specializuar që mat oksigjenin në tru, apo simptoma të tjera.

Dr. Klodeta Grosha: “Nëpërmjet vendosjes së aparaturës së polisomnografisë në trup ne masin një sërë parametrash vital të pacientit, duke filluar me frekuencën kardiake, me nivelin e oksigjenit, me ciklet e gjumit, apo me lëvizjet e pavullnetshme të këmbëve”.

Për shkak të kërkesës së lartë, “Spitali Amerikan 3” ofron shërbime pneumologjike edhe ditën e shtunë, duke siguruar një kujdes të vazhdueshëm për pacientët që vuajnë nga çrregullimet e frymëmarrjes në gjumë.