Konfliktet fatale brenda familjes, Halilaj: Durimi duket se është çelësi i marrëdhënieve të sotme
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2025, 17:24
Pedagogia e Shkencave të Komunikimit Helena Halilaj mendon se agravimi i konflikteve në familje deri në marrjen e akteve ekstreme ndaj familjarëve vjen si pasojë e mungesës së komunikimit që ata kanë mes njëri-tjetrit.
E ftuar në emisionin “Epiqendër” në “Ora News”, Halilaj u shpreh këtë se martë se është shumë e vështirë që në mesin e këtij agresiviteti njerëzit ta gjejnë durimin e nevojshëm për të kaluar momentin konfliktual.
“Nëse ka një gjë të shtrenjtë duket se durimi është ajo karta e marrëdhënieve në ditët e sotme, pasi ka një padurueshmëri të njerëzve për të thënë fjalën e fundit”, u shpreh ndër të tjera, pedagogia e komunikimit Helena Halilaj.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”

