Psikologia: Prindër bëni kujdes! Konflikti juaj mund të jetë trashëgueshëm tek fëmijët tuaj
Psikologia Bona Miekle mendon se agravimi i konflikteve në familje deri në marrjen e akteve ekstreme ndaj familjarëve mund të shfaqet në forma të ndryshme.
E ftuar në emisionin “Epiqendër” në “Ora News”, ajo thotë se nëse fëmija që në moshë të vogël përballet me dashuri dhe përkushtim nga prindërit, normalisht ky fëmijë do të dijë që kur të rritet dhe kur të jetë në shkollë të menaxhojë emocionet si të bukura, ashtu edhe ato shqetësuese për të.
“Ngaqë këta fëmijë rriten me idenë se nuk dinë t’i menaxhojnë emocionet, këto ndjenja i shtyn mënjanë dhe këta fëmijë kthehen si një tenxhere me presion, gati për të shpërthyer në çdo moment.
Dhe ndodhin pikërisht këto konflikte të dhunshme, sepse nuk mësohet në familje se si menaxhohet një konflikt.
Nëse një baba shfaqet duke dhunuar nënën para syve të fëmijës dhe konflikti vijon duke mos u zgjidhur, atëherë edhe vetë fëmija mendon se ai nuk mund ta zgjidhë këtë konflikt, e për rrjedhojë kur ky fëmijë bëhet vetë familjar atëherë as ai nuk do dijë se si ta zgjidhë një konflikt të ngjashëm si ato të prindërve të tij”, u shpreh psikologia.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”

