Konfliktet në familje, Kuka: Padurimi mund të çojnë deri në veprime ekstreme
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2025, 18:25
Ngjarja tragjike që tronditi Kryeqytetin ku një baba vrau djalin e tij ishte pjesë e analizës në emisionin “Epiqendër” të moderators Sonila Musai.
E ftuar në emisionin “Epiqendër” në “Ora News”, gazetarja Ornela Kuka, u shpreh se akti ishte i paprecedentë duke ngritur shqetësime të mëdha mbi dhunën familjare dhe pasojat e saj.
Kuka u shpreh se ka shumë familje që punojnë dhe investojnë për mirëqenien e fëmijëve të tyre, por rasti ku babai vrau fëmijën tregoi një anë të errët të shoqërisë, ku dhuna dhe padurimi mund të çojnë deri në veprime ekstreme.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”

