Policia shpëton burrin që kish hipur në taracën e një objekti në Tiranë
Policia shpëton burrin që kish hipur në taracën e një objekti në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Niko Avrami”.
‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, ndërhynë menjëherë për të ndihmuar një 68-vjeçar që kishte hipur në tarracën e një objekti 4-katësh dhe kërcënonte se do të hidhej nga aty.
Pas ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shtetasi Q. Z., i cili dyshohet se ishte në efektin e alkoolit, u zbrit nga tarraca dhe u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.
Paraprakisht dyshohet se motivi i rastit është konflikti që ka ky shtetas me familjarët e tij, për ndarjen e pasurisë, çështje e cila është trajtuar më herët nga Policia dhe është referuar në Prokurori.
Veprimet hetimore vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’, citon njoftimi i policisë.

