I hapin Tik-Tok dhe Instagram për t’i fyer, ‘lum’ denoncimesh nga të rinjtë në Shkodër
Disa të rinj nga qyteti i Shkodrës, kanë denoncuar në polici hapjen e rrjeteve sociale me emrat e tyre.
Më konkretisht, një 30-vjeçare, ka kallëzuar se në rrjetet sociale “Tik Tok” dhe “Instagram” janë hapur llogari me emrin e saj, në të cilat janë publikuar foto dhe informacione të rreme.
Po ashtu, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur edhe një shtetase 20 vjeçe, e cila ka kallëzuar se në rrjetin social “Instagram” është hapur një llogari me emrin e saj, në të cilën janë publikuar foto dhe informacione të rreme.
Më tej, edhe një 19-vjeçar ka kallëzuar se i kanë vjedhur llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
