Të shtënat në Malësinë e Madhe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Linaj, njësia administrative Gruemirë, në Bashkinë e Malësisë së Madhe.

Raportohet se dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy personave.

Policia e komisariatit Malësi e Madhe dhe forcat e Policisë nga Shkodra janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Disa shtetas janë shoqëruar në komisariatin e policisë në Malësinë e Madhe. Deri tani nuk raportohet për të plagosur.

Policia e komisariatit Malësi e Madhe dhe forcat e Policisë nga Shkodra janë nisur drejt vendit të ngjarjes.