Statistikat e Kryqit të Kuq/ Pacientët në Lushnje po kërkojnë ndihmë çdo dy javë
Në Shqipëri, mungesa e gjakut mbetet një problem. Sipas statistikave të kryqit të kuq shqiptar qyteti i Lushnjës, me rreth 117 pacientë talasemikë, përballet me një nevojë të vazhdueshme, duke kërkuar ndihmë çdo dy javë.
“Shifrat në rang kombëtar janë 10- për 1000 banorë, ndërkohë krahasuar me 2005 ka qenë 4 deri në 5 për 1000 banorë. Situata në Tiranë është e mire por mund të përmendim spitalin e Lushnjes ku janë 117 fëmijë talasemikë dhe nevojat aty për njësi gjaku janë të larta.”
Blerta Ndrekaj kordinatore e dhurimit vullnetar të gjakut pranë kryqit të kuq Shqiptar thotë se kjo situatë është dhe në qytete të tjera si Berat dhe Fier.
“Për shkak të virusit të Nilit situata ishte pak e vështirë për vitin 2024 ku rethet si Lushnje, Berat dhe Fier nuk mund të dhuronin njësi gjaku por të themi merrnin hua.”
Ndrekaj thotë se dhurimi i gjakut është jo vetëm një akt solidariteti që shpëton jetë por ndihmon dhe vetë dhuruesin.
“Referuar nga Shoqata e Kardiologëve të SHBA-së, dhurimet e gjakut periodike ulin rriskun për atak kardiak dhe për sëmundje të tjera të zemrës deri në 88% që është një shifër goxha e lartë. Kështu që trupit të çdo dhuruesi I bën mirë. Përveç kësaj plotësohet edhe me një ‘check up’ analizash që janë analiza të bilancit klinik biokomik, analiza gjaku plus analiza infektive.”
Në shumë raste, është mungesa e informacionit dhe e frikës nga procesi që ndalon njerëzit të kontribuojnë. Megjithatë, kryqi I kuq thotë se situate ka ndryshuar ndër vite.
