Psikoanaliza dhe trajtimi/ Mjekja Irena Thoma: Kërkon trajtim të gjatë për rikuperimin e plotë

Mjekja psikiatre Irena Thoma thekson rëndësinë e trajtimit të crregullimeve të ankthit dhe personalitetit, të cilat shpesh lidhen me sëmundje të tjera psikiatrike.

Ajo shpjegon se ankthi i menaxhuar keq dhe personaliteti i vështirë mund të pengojnë individët të vijojnë jetën ndaj këshillon konsultë me specialist.

Ankthi i menaxhuar keq dhe personaliteti i vështirë për tu menaxhuar mund të jenë pjesë e një spiraleje të vështirë që pengon individët të jetojnë një jetë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Mjekja psikiatre Irena Thoma thekson rëndësinë e trajtimit të crregullimeve të ankthit dhe personalitetit, të cilat shpesh janë ndër shkaqet kryesore të sëmundjeve psikiatrike.

‘’Është një lloj psiko terapie që zgjat për rreth 3 apo 4 vjet. Ç’rregullimet e ankthit dhe ato psikiatrike, një nga shkaqet e kanë edhe tiparet e personalitetit’’.

Sipas mjekes, procesi i shërimit nga këto çrregullime kërkon një angazhim të madh dhe mund të marrë nga 3 deri në 4 vite.

Mjekja thotë se një nga pasojat më të mëdha të crregullimeve të personalitetit është se ato pengojnë individin të vendosë një qëllim të qartë për jetën.

Si pasojë, ata mund të përballen me vështirësi të mëdha në marrëdhëniet ndërpersonale, si dhe në vendosjen e qëllimeve të arritshme profesionale apo personale.

‘’Në përgjithësi këta persona që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor një nga ghërat që kanë është që ata e kanë të vështirë të punojnë’’.

Megjithatë, Thoma nënvizon se çdo individ, nëse kalon nëpër këto sfida, mund të arrijë të rikuperohet dhe të jetojë një jetë të balancuar, me ndihmën e trajtimit të duhur dhe përkrahjes së duhur.