Jeta brenda një kasolleje/ Kryefamiljarja: E kemi ndërtuar vetë për t’u mbrojtur nga I ftohti, kërkoj ndihmë…

11 anëtarët e familjes Aliu jetojnë në kushte të vështira në një kasolle të ndërtuar prej tyre vetë për t'u mbrojtur nga temperaturat e ftohta. Rudina, kryefamiljarja 45-vjeçare, tregon se nuk ka mundësi tjetër për të siguruar strehim dhe për të ushqyer familjen ndaj kërkon ndihmë nga shteti për të siguruar një vend ku mund të jetojë me dinjitet.

Kjo është streha e 11 anëtarëve të familjes Aliu në kryeqytet.

E kanë ndërtuar vetë si strehë për tu mbrojtur nga temperaturat por shpesh nuk mund ti fshihen reshjeve të shiut.

Rudina Kryefamiljarja tregon se nuk ka zgjidhje tjetër ndaj janë strehuar në këtë kasolle.

“11 veta jemi. Është çuni dhe unë. Çuni me familjen dhe unë me familjen. Nga e keqja ku të shkojmë.”

Thotë se nga shteti nuk merr ndihmë por për tu ushqyer del dhe mbledh material të riciklueshme

“As rrogë as ndihmë, asgjë. Ushqehemi me bidona. Mbledhim bidona e hajmë bukë."

Të gjendur mes skamjes dhe varfërisë 45 vjecarja kërkon ndihmë nga shteti që ta strehojë diku e ajo të jetojë në paqe.

“Dua një strehë të re, mos të rri tek kjo katandi këtu. Të jetojmë dhe ne si të gjithë njerëzit e tjerë.”