Projekti për të ndaluar migrimin/ Nxënësit e shkollës 'Qamil Metalia' sfidojnë të ardhmen përmes kodimit
Nxënësit e shkollës 'Qamil Metalia' në Kukës kanë përgaditur një project inovative përmes kodimit dhe pajisjeve robotike Microbit, me qëllim ndalimin e emigracionit të paligjshëm.
Projekti, i udhëhequr nga Mentor Kovaci, ofron mundësi për rinjtë që të sfidojnë të ardhmen me idetë e tyre dhe të kontribuojnë në zgjidhjen e emigrimit.
Me një furkë duke tjerrur lesh kjo vogëlushe ishte pjese e e prezantimit të projekteve inovative të programimit duke përdorur pajisjet robotike.
Dea, një nga 40 nxënësit e grupit të kodimit në shkollën "Qamil Metalia", ndau një mesazh të fuqishëm përmes projektit të saj.
Kordinatori i projektit, Mentor Kovaci, theksoi se gjithccka nisi nisi si një përpjekje për të ndalur emigracionin e lartë, duke ofruar mundësi dhe zgjidhje për të rinjtë.
Nxënësit Dendri Metalia dhe Mikael Ceka, të cilët ishin pjesë e këtij projekti, u shprehën se kërkojnë të sfidojnë të ardhmen me idetë e tyre të reja dhe inovative.
Tashmë duket se teknologjia po kthehet në një sfidë për imagjinatën dhe krijimin e të rinjve në vend
