Ngjarja e rëndë në Tiranë, merren në pyetje familjarë dhe të afërm të viktimës

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja në Tiranë. Mësohet se shkaku i vrasjës ka qenë një konflikt që të dy ata kanë pasur, për shkak të bullizimit të babait Hekuran Gjoni nga ana e djalit, Asim Gjoni. 

Pas konfliktit verbal në gjendje të dehur të dy kanë zënë fizikisht. Ndërkohë që babai ka marrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë. Ndërkohë që deri më tani janë shoqëruar në polici familjarë dhe të afërm të tyre për të zbardhur ngjarjen.