Në gjendje të rëndë për shkak të të dashurit të bashkëshortes/ Familja e 40-vjeçarit apel për ndihmë: Nuk po i përballojmë dot më shpenzimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2025, 17:09
Gledi Hoxhallari ndodhet në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën prej rreth një muaj. 40-vjeçari u plagos më 5 janar në qytetin e Fierit, nga i dashuri i bashkëshortes së tij, me të cilën ishte në proces divorci.
Hoxhallari tani duhet t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ezofag, ndërhyrje e cila kushton dhe familja deklaron se nuk mund të përballojë më shpenzimet shëndetësore, duke apeluar kështu për ndihmë.
Familjarët e 40-vjeçarit kanë hapur një GoFundMe, me shpresën se do të mblidhet shuma e nevojshme për të siguruar trajtimin e nevojshëm për t’i shpëtuar atij jetën.
