Krimi në familje në Tiranë, PAMJE nga vendngjarja, policia rrethon banesën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek Kodra e Priftit në Tiranë, ku 74-vjeçari, Hekuran Gjoni ka vrarë të birin, Asim Gjoni, me thikë.

Gjithashtu kanë dalë edhe pamjet nga vendi i ngjarjes.

Siç shihet edhe në video policia ka rrethuar banesën ku ndodhi vendi i krimit.

Dyshohet se pas konfliktit verbal në gjendje të dehur të dy kanë zënë fizikisht. Ndërkohë që babai ka marrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë.