Sulmi kibernetik mbi sistemet qeveritare/ Prokuroria pezullon hetimet, në pritje të letërporosive

Prokuroria e Tiranës ka pezulluar hetimet në lidhje ne hetimit e sulmit kibernetik që u përballën sistëmet tonë qeveritare.

Burimet bëjnë më dije se organi i akuzës është në pritje të disa leter porosive që pas administrimit te tyre do të bëhën pjese e fashikullit hetimor.

Kërkesa për ndihme jurdike është kryer pasi ka dyshime se vendi yne u sulmua nga vendet e tjera por që ende është në faze verifikimi. Dy vite me pare prokuroria nisi hetimet ku regjistroi procedimin penale për 4 vepra

“Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”; “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”; “Ndërhyrja në Sistemet kompjuterike”; dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

Objekti i hetimit thotë prokuroria është sulmi kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-it që permbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqipërisë.

Po kështu, më datë 09.09.2022 është kryer tjetër sulm kibernetik në pajisjet dhe sistemet që administrohen dhe menaxhohen nga Ministria e Brendshme në Shqipëri.

Këto dy veprime, duke qenë se janë kryer me të njëjtën tipologji dhe sulmi kibernetik ka ardhur nga i njëjti burim, po hetohen në një dosje të vetme.

Kjo dosje është ndarë me fraksion, ku në një tjeter procedim prokuroria ka dërguar për gjykim 5 persona.Punonjesit e IT

Alketa Sulo, Altin Sallaku, Rudina Llagami, Igli Lubonja dhe Albi Gjeka akuzohen nga prokuroria se nuk kanë ndërmarrë veprime të nevojshme për të mbrojtur nga sulmi faqen administrata.al e cila sipas  raportit të  kompanisë Microsoft, ishte pika e aksesit për  hakera