Peka: Mitingu dhe çështja e Bejlerit ishin të stisura, i bëri karshillëk grekëve...

Në dhjetor të vitit të kaluar, teksa shqiptarët festonin Krishtlindjen dhe teksa administrata ishte pushim e askush nuk e kishte medjen tek vendimet që merte qeveria, kreu i qeverisë, Edi Rama paska marr një vendim të cilin e zbulojmë befas  nga një gazetë grete. Ka të bëj me vetëdeklarimin e minoritetit grek në Shqipëri pa pasur nevojën e një dokumenti.

Për të folur për këtë çështje, në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte drejtuesi i departamentit të sigurisë në PD, Avenir Peka.

"Që kur ka plasur debati mes kryeministrit Rama me Greqinë dhe minoritetin grek në lidhje me zgjedhjet lokale të vitit 2023, unë kam menduar se ky është duke gatitur diçka poshtë tavolinës por nuk e kam ditur se për çfarë. E pashë se ishte diçka e stisur për të krijuar një sfond prej patrioti ose nacionalisti.

Pastaj mu shtua përshtypja kur pashë mitingun e madh që organizoi me diasporën, me militantët e vetë që kishte sjellë nga Shqipëria në Athinë që të dukej si një lloj triumfi që bënte Rama në zemër të Greqisë. Kam pasur dyshimet e mia që gjithë kjo zhurma dhe prepotenca e nacionalistit është diçka për të mbuluar diçka tjetër.

Të dyja ishin të stisura edhe çështja Bejleri dhe mitingu pastaj që Rama i bëri karshillëk grekëve në zemër të Greqisë.

Rasti i Bejlerit ishte një rast banal ku ai sulmonte një kundërshtar politik, i ngriti një kurth me anë të policisë dhe Prokurorisë", u shpreh Peka.