VIDEO/ Rikthehen maskat në Tiranë, hajduti që po bën lëmsh policinë futet në banesë dhe vjedh sendet me vlerë

Ky që shikoni në këtë video është një person për të cilin policia e Tiranës dyshon se ka kryer 4 vjedhje banesash në Tiranë.

Zona në të cilën ai ka kryer këto grabitje janë Selita, Liqeni i Thatë si dhe Kodra e Diellit.

Në videot e siguruara nga gazetari i Ora News Edison Vatnikaj tregon se përsoni i pa identifikuar i moshës rreth 35 vjeç futet në oborrin e një banese dhe sapo gjen rastin dhe sigurohet qe nuk ka njerëz ai hypën në gardh dhe më pas në dritaren e banesës.

Sapo futet në banesë i riu nis të kontrollojë gjerat me vlerë sic shikohet në video.

Sapo i merr ai largohet në drejtim të paditur.