Muhaj: Ardhja e Kryepiskopit Janullatos në Shqipëri është padyshim një moment tranzicioni

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, u shua këtë të shtunë 25 janar, në moshën 95-vjeçare, pas një periudhe të gjatë qëndrimi në spital dhe një gjendjeje të rënduar shëndetësore.

Janullatos ndërroi jetë në Athinë, në spitalin “Ungjillizimi”, ku po merrte trajtimin pas komplikacioneve të rënda shëndetësore.

Janullatosi do të prehet në Shqipër, vendin që i shërbeu për 33 vite në krye të kishës ortodokse.

Për të folur në lidhje me këtë temë, i ftuar në emisionin "Ora e Betit, në "Ora News", ishte historiani, Ardian Muhaj.

"Ne nuk na takon në këtë mort, të komunitetit ortodoks, i cili është një nga komunitetet shtyllë thelbësore të kësaj shoqërie, këtij kombi me kontribute të jashtëzakonshme në të gjithë historinë tonë kombëtare dhe shtetërore që të merremi konkretisht me kryepiskopin Anastas Janullatos.

Kemi padyshim një tranzicion i cili lë boshllëqe dhe mund të tejzgjatet, mund të vazhdojë si tranzicion dhe ardhja e Kryepiskopit Janullatos në Shqipëri është padyshim një moment tranzicioni.

Duke dalë nga emri konkret, tek konteksti besoj se ka diçka që nuk kanë qenë ose me të drejtë kanë ngritur shumë pikëpyetje, shumë dyshime, frikëra e fobi në lidhje me ato projeksionet, mbi të fshehtat dhe synimet", u shpreh Muhaj.