Vokshi: Feja Ortodokse sot në Shqipëri nuk është e Greqisë, e Rumanisë apo e Bullgarisë, është ekskluzivisht e shqiptarëve
Analisti, Indrit Vokshi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Feja Ortodokse sot në Shqipëri nuk është e Greqisë, apo e Rumanisë e Bullgarisë por ekskluzive e shqiptarëve.
Vokshi: Feja Ortodokse sot në Shqipëri nuk është e Greqisë, nuk është e Rumanisë, nuk është e Bullgarisë, është ekzkluzivisht e shqiptarëve.
Në këtë drejtim Ortodoksia shqiptare gjeti një bazament gjatë kohës së Mbretërisë pra për të qenë vetëqeverisëse pra Autoqefali si kishat e tjera.
Shqiptarët në këtë panoramë politike e kulturore shpallën ambicien e tyre për Kishë shqiptare.
Pra Kisha shqiptare do të thotë, Kishë shqiptare në funskion dhe në shërbim të ruajtjes së shqiptarëve dhe ruajtjes së Ortodoksisë si fe shqiptare me një natyre shqiptare.
Problemi që ka lindur është për shkak të akumulimit historik.
Kemi pasur disa dëshmorë Kombëtarë me figura të cilët jemi rritur me Petro Nini Luarasin e me të tjerë të cilët kanë bërë një luftë me Kishën Greke në funksion të Ortodoksizmit shqiptar.
Dhe është ky akumulimi historik që krijon atë fobinë që këtu kemi një grek dhe Greqia do na e marrë Kishën në patronazh.
