Llalla: Që nga viti 1930 me vendim të gjykatës Ndërkombëtare të Hagës është faktike deklarimi i Pakicës Kombëtare
Historiani, Arben Llalla në në lidhje live me ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se që nga viti 1930 me vendim të gjykatës Ndërkombëtare të Hagës është faktike deklarimi i pakicës Kombëtare, pra i Minoritetit.
Llalla: Doja të sqarohesha se bashkohem me mendimin e parafolësit që kishte shumë të drejtë që kur tha që ne nuk kemi parë një marrëveshje.
Bazohemi në një artikull të gazetës Kathimerini e cila është një gazetë e mbështetur nga strukturat shtetërore të Greqisë, dmth zbulim e kundërzbulim gjë që i ka dokumentet e filtruara.
Por ajo që dua të shtoj unë është se që nga viti 1930 me vendim të gjykatës Ndërkombëtare të Hagës është faktike deklarimi i pakicës Kombëtare, pra i Minoritetit.
Dhe jo të deklarohemi në bazë të dëshirës.
