KULMI I DIMRIT/ COVID-19 dhe Gripet A e B po qarkullojnë në vendin. Simaku: Vaksinimi, mjeti kryesor
Muaji janar solli një shpërthim të rasteve të infeksioneve respiratore, përfshirë COVID-19 dhe gripin A dhe B. Sipas Epidemiologut të ISHP, Artan Simaku, gjatë javës së fundit të janarit janë regjistruar mbi 20,000 raste të individëve me probleme respiratore ndërsa këshillon vaksinimin si një ndër masat më të rëndësishme.
Përgjatë muajit janar është shënuar një shpërthim i rasteve të infeksioneve respiratore, duke përfshirë COVID-19 dhe gripin e llojit A dhe B, i cili ka mbërthyer jo vetëm Shqipërinë, por edhe vendet e tjera të Evropës dhe të rajonit.
Sipas Epidemiologut të ISHP Artan Simaku gjatë javës së fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit, raportohen mbi 20,000 raste të individëve që janë paraqitur me problem.
Simaku këshillon për vaksinimin, veçanërisht për ata që përballen me rrezik të lartë për komplikacione nga COVID-19 dhe gripi, siç janë personat me sëmundje kronike, ata mbi 65 vjeç, si dhe ata që kanë sistem të dobësuar imunitar.
Duke pasur parasysh numrit të rasteve të infeksioneve respiratore Simaku thotë se autoritetet shëndetësore po monitorojnë me kujdes situatën ndërsa thekson rëndësinë e marrjes së masave mbrojtëse duke filluar që respektimi i higjienës personale.

