Vra*ja e postierit ende pa autor/ Hakmarrja dhe konflikti për pronat pistat kryesore të hetimit
Vrasja e Lulzim Vishës mbetet ende pa autor, ndërsa hetimet janë shtrirë në pistën e hakmarrjes dhe atë të konflikteve për cështje pronash.
Kjo piste çoi policinë në banesat e Fisit Lami ku u zbuluan armë dhe municione.
Ekzekutimi i Lulzim Vishës në Zall Mner të Kamzës mbetet zyrtarisht pa autor, ndërsa hetimet për motivin e vrasjes vijojnë në pisten e hakmarrjes për shkak të një krimi të vëllait, dhe atë të një konflikti për cështje pronash.
Ky informacion coi policinë në shtëpinë e Ervis Lamit, një emër i njohur të botës së Krimit në Shqipëri, cili besohet se gjatë kësaj kohe qëndron si rezident në Dubai.
Sipas të dhënave hetimore, Lulzim Visha disa vite më parë kishte patur një konflikt me Ervis Lamin, i cili së bashku me kushëririn e tij e kishin dhunuar për shkak të një sipërfaqe toke.
Duke vlerësuar këtë informacion, oficerë të krimeve të rënda ushtruan kontroll në banesat e Ervis Lamit dhe kushëririt të tij, Eduard Lami.
Aty u gjetën armë zjarri automatike model MP5 me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e shtëpisë janë gjetur 4 gëzhoja armë.
Për këto sende të paligjshme u arrestua Eduart Lami, i cili ka pretenduar se arma dhe fishekët nuk i posedonte ai. Ervis Lami, ndërkohë u shpall në kërkim.
Prokuroria e Tiranës tha për “Ora News” se dy kushërinjtë Lami, deri në këtë fazë të hetimit akuzohen vetëm për “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”.
Përtej dyshimeve, ndaj tyre nuk ka asnjë akuzë të ngritur mbi ta për vrasjen e postierit Lulzim Visha.
Pista tjeter e hetimit për ekzekutimin e 48 vjecarit është ajo e hakmarrjes për shkak të një vrasje që vëllai i viktimës, Besnik Visha, ka kryer në vitin 1997.
Pikërisht në këtë kohë si pasojë e një konflikti banal Besnik Visha, ekzekutoi me automatik në 10 prill, Refik Domin.
Për këtë krim të rëndë, u dënua në mungesë nga gjykata e Tiranës me 12 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtje pa lejë të armëve”.
