Homazhe për Janullatosin/ Klerikë, politikanë, akademikë dhe qytetarë homazhe për Kryepeshkopin
\Figura të larta të besimeve fetare në Shqipëri, politikanë, akademikë dhe besimtarë të shumtë i dhanë lamtumirën e fundit Kryepeshkopit të ndjerë Anasatas të mërkurën.
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dukeshin kudo kurorat e luleve që nderonin Kryepeshkopin.
Harmonia fetare në vend vijon të faktohet gjithnjë e më tepër, teksa homazheve iu bashkua Kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Për Kryegjyshin e Bektashinjve veprat që Kryepeshkopi Anastas la pas kanë qenë gjithmonë në të mirën e shqiptarëve. Nuk munguan as diplomatët e huaj. Në mesditë ishte e ngarkuara me punë e SHBA, Nancy Van Horn që dha lamtumirën.
Deputetë, juristë dhe ish-politikanë e cilësuan Kryepeshkopin Anastas Janullatos, si një nga figurat që synonte paqen dhe mirësinë në vend.
Përgjatë homazheve, përfaqësuesi i Patriarkanes se Antiokise në Siri mbajti gjithashtu meshe ne arabisht për hirësinë e tij Kryepeshkopin Anastas Janullatos.
