Çako: Nesër shërbesa mortore për Kryepiskopin Anastas, do ketë përfaqësues pothuajse të të gjitha Kishave Ortodokse në botë

Teologu ortodoks, Miron Çako i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se nesër bëhet varrimi i trupit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos dhe nesër do ketë përfaqësues pothuajse të të gjitha Kishave Ortodokse në botë.

Çako: Nesër bëhet shërbesa mortore ose bëhet varrimi i trupit të Fortlumturisë së tij, Kryepeshkop Anastasit.

Është një shërbesë kishtare.

Nuk është e veçantë, është një shërbesë kishtare siç bëhet për të gjithë të vdekurit në Zotin për çdo krishterë por është edhe shërbesë për një kryeprift të Kishës dhe për shkak se ai nuk është një njeri shumë i thjeshtë por është një njeri shumë i dëgjuar dhe emri i tij nuk është vetëm dominant në Kishën Ortodokse mbarëbotërore por përtej asaj.

Siç e dëgjuam dhe do shohim nesër do kemi përfaqësues jo vetëm nga Kishat Ortodokse pothuajse të të gjithave kishave Ortodokse në botë.

Madje kemi 5 Patriarkë, Kryepeshkopë, do vijnë përfaqësues të Kishave por dhe jo vetëm të Krishterë sepse do ta nderojnë këtë figurë kaq të madhe.