Trajneri i Barcelonës, Flick: Atalanta ka stil unik, do të luajmë me tension

Hansi Flick ka shprehur shumë lëvdata për Atalanta-n, kundërshtare e tij në ndeshjen e nesërme, që do të luhet të mërkurën në raundin e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Trajneri, i cili theksoi se preferon të fitojë La Ligën para se të fitojë turneun evropian, edhe pse ky i fundit është më i vështirë, gjithashtu konfirmoi se Szczesny do të jetë portieri titullar kundër ekipit italian.

"Kam shumë respekt për Gasperinin. Ai bën një punë të shkëlqyer. Mendoj se është 8 vjet atje dhe është e qartë se çfarë ndodh kur i jep vazhdimësi një trajneri.

Ata kanë një stil unik. Luajnë shumë mirë, shënojnë shumë... kanë guxim. Ne do të duhet të luajmë me tension", tha Flick.

Porta: "E di që nëse them diçka të mirë për Szczesny-n, duket se Iñaki është më i dobët.

Por kjo nuk më pëlqen. Unë vendos se kush luan. Szczesny ka një personalitet të madh, por të dy janë portierë të mirë.

Ne e kemi zgjedhur Szczesny-n për nesër. Por të dy janë të mirë dhe në të kaluarën Iñaki ka bërë shumë mirë. Mendoj për më të mirën për ekipin."

Merkatoja e dimrit: "E dini më mirë se unë si është merkatoja. Jam i kënaqur me ekipin, atmosferën, cilësinë e lojtarëve... mendoj se me këtë ekip mund të arrijmë shumë suksese."

Spotify Camp Nou: "Nuk e kam vënë re, të vërtetën. Ata do të më thonë kur të transferohemi.

Aktualisht jemi në Montjuïc. Kjo është situata jonë."