Luis de la Fuente trajner i Spanjës deri në vitin 2028
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2025, 12:32
Kombëtarja e Spanjës në futboll ka zgjatur kontratën e trajnerit Luis de la Fuente deri në vitin 2028. Në deklaratën e Federatës së Futbollit të Spanjës thuhet se me trajnerin 63-vjeçar spanjoll është nënshkruar kontratë deri në vitin 2028.
Luis de la Fuente, i cili u emërua në vitin 2022 në krye të kombëtares arriti fitore në UEFA Ligën e Kombeve në 2022-2023 si dhe Kampionatin Evropian 2024.
