E kryer, Manchester United siguron talentin e Serisë A
Manchester United është pranë arritjes së marrëveshjes për Patrick Dorgu, mbrojtës i majtë në pronësi të Lecce-s.
Që javën e kaluar, përfaqësuesit e merkatos së "Djajve të Kuq" u takuan me Lecce-n në Milano për të gjetur një marrëveshje, por u kthyen në Angli pa arritur një akord.
Sipas “Sky Sport”, dy klubet po përcaktojnë detajet e fundit për transferimin e Dorgu: marrëveshje për 30 milionë euro plus 7.5 milionë euro bonuse.
Për Lecce-n, një fitim i jashtëzakonshëm, duke marrë parasysh që drejtori Corvino e mori lojtarin për vetëm 200 mijë euro nga Nordsjaelland, klub me të cilin Dorgu nuk kishte debutuar asnjëherë në nivelet profesioniste.
Ditët e fundit, presidenti i Lecce-s, Saverio Sticchi Damiani, ka folur për lojtarin:
“Dorgu është i përqendruar te Lecce apo është i shpërqendruar nga merkatoja? Ne kemi bërë një zgjedhje ndryshe, për të qenë në përputhje me ato që u kemi thënë më parë tifozëve tanë, që të mbajmë të pandryshuar organikën.
Javën e kaluar djaloshi ishte pak i çoroditur, por këtë javë ka qenë shumë i fokusuar. Për të është folur më shumë seç duhet.
Do të përpiqemi të rezistojmë, derisa të ketë një logjikë.
Përballë ofertave më të mëdha se ne, do të vlerësojmë çfarë është më e mira për klubin. Sa krenari ka në zhvillimin e këtyre lojtarëve?
Shumë, sepse është një djalosh që ka ardhur nga ekipi i të rinjve dhe është një tregues i rrugës që po ndjek klubi ynë, që falë bilanceve të shëndetshme ka forcën të thotë jo. Derisa të ketë logjikë, do të vazhdojmë të themi jo.”
