Ibrahimovic, për episodin ‘Conceicao-Calabria’: Kishte shumë adrenalinë, mua më ka ndodhur shumë herë

Edhe gjatë prezantimit zyrtar të Kyle Walker si lojtar i ri i Milanit u trajtua tema e diskutimit publik dhe të tensionuar që ndodhi mes trajnerit, Sergio Conceicao, dhe mbrojtësit e kapitenit, Davide Calabria, pas ndeshjes së fituar dje në drekë, me përmbysje 3-2 kundër Parmës.

Duke folur për episodin mes Conceicao dhe Calabria, Zlatan Ibrahimovic, konsulent i RedBird dhe drejtues i Milanit, u shpreh kështu:

"Situata e djeshme mes Calabria dhe Conceicao: kishte shumë adrenalinë. Ishin dy fitimtarë që bënë atë që bënë.

Mua më ka ndodhur mijëra herë, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.

Gjëja e rëndësishme është që situata u zgjidh, madje para se të hyja në dhomat e zhveshjes.

Kjo gjë më ka ndodhur në Barcelonë, në Milano, në Paris, te United: është normale, ndodhin. Të gjithë duan të fitojnë me çdo kusht. Ishte thjesht një shfaqje.

Capello, kur më ndodhte mua, më thoshte: 'Qetësohu, kjo është mirë për skuadrën'. Conceicao dhe Calabria po bëjnë punën e tyre për të mirën e skuadrës.

Është mirë që ndodh, sepse përndryshe duket sikur nuk i intereson askujt. Për imazhin mund të duket negativ, i shëmtuar, por këto gjëra ndodhin."