Cristian Shpendi sqaron të ardhmen: Deri në qershor, i Cesenas, ëndrra ime...

Në një intervistë për ‘TuttoCesena’, sulmuesi i Cesena-s, Cristian Shpendi, foli për sezonin e tij dhe zërat e merkatos që lidhen me të:

“Unë nuk di asgjë," – tha qendërsulmuesi. "Menaxheri im më kontakton vetëm kur ka diçka konkrete. Për të tjerat, zërat që dëgjoj për veten time i lexoj në gazeta ose në internet.

Si çdo tifoz i zakonshëm… A më ka thënë gjë për zërat që lidhen me Fiorentina-n, Lazio-n, Torino-n, Juventus-in, Atalanta-n, Napoli-n, Benfica-n dhe Dinamo Zagreb-in?

Ende jo, nuk më ka thënë asgjë. Por mund ta konfirmoj 300% që do të qëndroj te Cesena deri në fund të sezonit. Në qershor do të shohim. Tani mendoj vetëm ta mbyll mirë këtë sezon.”

Për objektivat e ekipit, ai shtoi:

“Objektivi ynë i parë është të sigurojmë mbijetesën. Pasi ta kemi arritur këtë, mund të mendojmë edhe për një vend në play-off…”

Sulmuesi shqiptar bëri gjithashtu një vlerësim për formën e Cesena-s në fillimin e 2025:

“Jemi në rritje të dukshme, edhe të shtunën e kaluar me Bari-n arritëm të merrnim një pikë shumë të rëndësishme. Tani do të përpiqemi të bëjmë mirë edhe kundër Catanzaro-s. Kam ndjesi pozitive…”

Në fund, ndau edhe një mendim për ëndrrën e tij më të madhe:

“Të rikthehem një ditë të luaj përsëri së bashku me vëllanë tim.”