VIDEO/ Mahrez 'çmend' tifozët, shënon supergol në Arabi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2025, 15:31
Riyad Mahrez është akoma në gjendje të çmendë rrjetet sociale, edhe pse tani luan në Arabinë Saudite.
Mahrez, 33 vjeç, tregoi klasin e tij kur shënoi për Al Ahli në Saudi Pro League, në një fitore 5-0.
Një prekje e parë e topit magjike dhe një finalizim spektakolar që ka çmendur tifozët në rrjetet sociale.
“Riyad Mahrez ka prekjen e parë më të mirë në historinë e futbollit”, ka shkruar një tifozë.
Një tjetër ka shkruar: “I pamëshirshëm”.
Një i tretë ka thënë: “Kjo prekje e parë e topit është nga një univers tjetër”.
Riyad Mahrez today…. wow pic.twitter.com/2sB1kkAYgT
— ¹⁰ (@SxrgioSZN) January 26, 2025
