Inzaghi ka besim tek Interi i tij: Napoli nuk na tremb, Asllani ka bërë shumë mirë
Simone Inzagi është krenar për ecurinë që ka pasur skuadra e tij gjatë kësaj kohe.
“Sigurisht që qasja ishte prej një skuadre të madhe, pa menduar aspak çfarë bëjnë të tjerët.
Nuk ishte e lehtë sepse u rikthyem nga Praga dhe kishim pak stërvitje.
Djemtë kanë bërë atë që kërkova. Leçe kërkoi që të na bënte presing në gjysmëfushën tonë dhe u treguam të zotët teknikisht.
Të gjithë janë të gatshëm. Na duhet të bënim pa Çalhanoglunë në shumë ndeshje, por Asllani ka bërë shumë mirë duke e zëvendësuar.
Këtë herë luajti Zielinski, por kisha dyshime për ta aktivizuar sërish si titullar Asllanin.
Jemi duke bërë mirë në transfertë dhe golin e fundit e kemi pësuar në shtator.
Napoli dhe Atalanta janë duke bërë diçka të jashtëzakonshme ashtu si edhe ne.
Asnjë skuadër në kampionatet e tjerë nuk po bën një rrugëtim të tillë. Ne nuk kemi frikë. Janë dy rivalë dhe dy skuadra që luajnë mirë.
E kisha thënë që kampionati do të ishte i tillë”.
