Detaje nga plagosja në Orikum/ Ndaj 29-vjeçarit u qëllua me armë 10 herë

Detaje të reja mësohen në lidhje me plagosjen e ndodhur këtë mbrëmje në Orikum të Vlorës.

Mësohet se ndaj 29-vjeçarit Sildi Velaj është qëlluar 10 herë.

Velaj ka marrë një plumb në shpatull dhe një tjetër në kofshë.

Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori Qerim Bello është shpallur në kërkim.