Zjarr në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, ja për çfarë dyshohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2025, 20:48
Një zjarr ka rënë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit pasditen e kësaj të diele.
Zjarri ka rënë pranë godinës së sallës operative. Ndërhyrja e zjarrfikëses ka bërë të mundur izolimin e flakëve pa shkaktuar dëme të mëdha. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur nga një ngrohëse elektrike.
