Zjarr në Labinot të Elbasanit/ Marrin flakë kontenierët e mbetjeve

Kontenierët e mbetjeve në Labinot fushë janë përfshirë nga zjarri pak më parë. Për shkak të flakëve, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikëses së Elbasanit për vendosjen në kontroll të tyre.

Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve. Në vendngjarje gjithashtu ndodhet edhe policia për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrvënies.