49 azilkërkues në Shëngjin, Agalliu: Kërkesat për azil do të shqyrtohen nga Gjykata e Apelit dhe jo ajo e Romës

49 azilkërkuesit që priten të mbërrijnë mëngjesin e së martës në Portin e Shëngjinit me anijen e marinës ushtarake italiane Cassiopea, janë të kombësive Egjipt, Bangladesh, Gambia e Bregu i Fildishtë.

Pas procesit të kontrollit e regjistrimit në Portin e Shëngjinit, kërkesat e tyre do të shqyrtohen nga Gjykata e Apelit të Romës e jo më nga Gjykata Civile.

Ndërkaq mësohet se brenda ditës së enjte pritet përgjigja e Gjykatës Italiane mbi kërkesat e tyre.

Lidhur me këtë rizgjim të marrëveshjes Rama – Meloni, në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora News”, gazetari shqiptar në Itali, Arbër Agalliu u shpreh se transportimi i emigrantëve nuk po bëhet me anijen e famshme “Libra”, por me një anije ushtarake.

“Pritet përgjigja e gjykatës, por ndryshe nga herët e tjera kanë ndryshuar disa teknikalitete, ku azilkërkuesit pas zbarkimit në Gjadër në të njëjtën ditë do të bëhet dhe procedura e azilkërkimit, ku ata që do të aplikojnë do të presin përgjigjen e Gjykatës së Apelit, dhe jo nga Gjykata e Romës, e cila i shqyrtonte më parë.

Pra kanë ndryshuar aktorët e gjykimit të azilkërkuesve. Jemi mësuar me kato lëvizjet e emigrantëve, të shikojmë nëse do të ndryshojë ndonjë gjë nga radhët e tjera. Opozita italiane e cilëson këtë si propagandë të qeverisë”, u shpreh ndër të tjera gazetari Arbër Agalliu.

NDIQNI RAPORTIMIN E PLOTË TË GAZETARIT SHQIPTAR NGA ITALIA PËR “ORA NEWS”