Delvina: Taktika e marketingut që do të jetë e kopjuar në zgjedhjet e 11 majit do të jetë inxhinieria e 'big datave'

Politologu, Erion Delvina i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u shpreh se taktika e parë e marketingut në zgjedhjet e 11 majit do të jetë do të jetë inxhinieria e 'big datave' në fushatat elektorale.

"Zoti Rama, këtë forum e ka përdorur edhe për një takim direkt me drejtoreshën e marrëdhënieve publike të kompanisë së "TikTokut'. Këtu ka plotësuar një pritshmëri timen dhe një shqetësim paraprak kur dy palë debati pikasën në debatin publik shqiptarë, për ata që ishin të shqetësuar dhe radikal për mbajtjen hapur të "TikTokut" e nga ana tjetër ishin ata që përkrahnin nismën e kryeministrit me zell për mbylljen e menjëhershme  "TikTok-ut".

Mua më shqetësonte më shumë ky skenar para të cilit jemi tani. Imagjinoni sikur të mos shkohet drejt mbylljes por të gjendet një marrëveshje me "TikTokun" që të kontrollohet nëpërmjet filtrave por jo filtrave të përmbajtjes por analizës së të dhënave.

Këtu dua të dal tek një koncept inxhinierik i fushatave të sotme.

Për mua taktika e parë e marketingut që do të jetë e kopjuar në këto zgjedhje dhe mbase mund të jetë risi nga pikëpamja e inxhinierisë zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit do të jetë inxhinieria e 'big datave' në fushatat elektorale."